Konkurset

e hënë, 30 janar 2012, 14:33

KONKURS

KONKURS
Komisioni i këshillit drejtues të RTVM-së shpall
                                                                      --------------------------------------------------------
KONKURS
                                                                     ----------------------------------------------------------
Për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për shenjën mbrojtëse (llogo) të RTVM-së
 
1.      Shpallet konkurs për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për përpunimin e  shenjës mbrojtëse (llogo) të RTVM-së.
 
Shenja mbrojtëse (llogo) duhet të pasqyrojë funksionin e RTVM-së, si servis publik radiodifuzif në Republikën e Maqedonisë, si dhe funskionin dhe rolin e RTVM-se në realizimin e detyrimeve të saj ligjore si servis publik në shoqëri.
 
2.      Shenja mbrojtëse (llogo) duhet të adaptohet dhe të ketë këto karakteristika:
Shenja mbrojtëse ( llogo), duhet të tregohet në formë të shtypur në format A4 në tre dimensione:
Llogo e vendosur në hapësirë 140x140 mm
Llogo e vendosur në hapësirë 50x50mm
Llogo e vendosur në hapësirë 15x15 mm
 
Shenja mbrojtëse ( llogo), duhet të tregohet  në tre variante, bardhë e zi, bardhë e zi negativ dhe me ngjyra.
 
Shenja mbrojtëse ( llogo), duhet të jetë e përpunuar në modelet në ngjyra RGB, CMYK dhe PANTONE, me specifikacion teknik të saktë të ngjyrave.
 
Shenja mbrojtëse ( llogo), duhet të jetë e përpunuar në format vektorial në
EPS, CDR (Corel Draë) dhe AI ( Adobe Ilistrator) file format
 
Shenja mbrojtëse ( llogo), duhet të jetë e përpunuar në format BITMAP në GIF, JPG, TIF, dhe PNG file format
 
Formatet vektorial dhe Bitmap, me specifikacion të kompletuar, duhet të jenë të inçizuara në CD dhe së bashku me propozimet e shtypura duhet të dërgohen  në të njejtin zarf,  sipas kërkesës së konkursit.
 
3.      Të drejtë pjesmarrjeje në Konkurs, kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë. 
Pjesmarrësit në konkurs, ofertën e tyre duhet ta dërgojnë  në një  zarf të mbyllur me shifër, ndërkohë në një tjetër zarf duhet të sqarojnë shifrën e dhënë.
Së bashku me zgjedhjen ideore, duhet të dorëzohet edhe tekst i shkurtër me të cilin do të sqarohet koncepti për dizajnin e shenjës mbrojtëse (llogos).
Afati për dorëzimin e ofertave është 15 ditë nga dita e  shpalljes së  konkursit.
 
4.      Shpërblimi për zhgjedhjen më të mirë ideore është 100.000,00 denarë.
Të drejtat autoriale do të rregullohen me marrëveshje për blerjen e të drejtave autoriale në afat kohor të pakufizuar të shfrytëzimit të së drejtës autoriale nga ana e RTVM-së, pa asnjë detyrimi tjetër ndaj autorit, përveç kompensimit të përmendur më lart.
 
5.      Pas përfundimit të konkursit, ofertuesi i përzgjedhur do të lajmërohet përmes një letre dhe i njejti do të obligohet në afat prej 3 ditësh, të dorëzojë deklaratë të vërtetuar në noter, si garanci për origjinalitetin e zgjidhjes ideore.
Nëse ofertuesi i përzgjedhur, për çafrëdo arsye heq dorë nga marrëveshja, i përzgjedhuri tjetër do të jetë ofertuesi i ranguar në vendin e dytë.
Komisioni mban të drejtën të mos përzgjedhë asnjë nga ofertuesit.
 
6.      Ofertat duhet të dërgohen me letër të rekomanduar në adresën e mëposhtme:
MRTV, bul “Goce Dellçe”v, P.N - Shkup
Me shënimin: Për konkursin për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të shenjës mbrojtëse (llogo) të RTVM-së.
 
             Komisioni i Këshillit drejtues të RTVM-së
    Për shpalljen e Konkursit 
për  përzgjedhjen e zgjidhjes ideore
të shenjës mbrojtëse ( llogo) të RTVM-së



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video


RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.